image Rritet numri i divorceve në Kinë pas shpërthimit të koronavirusit

Botë

Botë/ Rritet numri i divorceve në Kinë pas shpërthimit të koronavirusit

news image

Shkalla e divorcit në Kinë është rritur ndjeshëm sepse ‘çiftet po kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpi’ gjatë izolimit të koronavirusit, sipas zyrave të regjistrave në të gjithë vendin.

Mbi 300 çifte kanë caktuar takime për të marrë një divorc që nga 24 shkurt, tha Lu Shijun, menaxheri i një regjistri martese në Dazhou, Provinca Sichuan e Kinës jug-perëndimore.

Zyrtarët besojnë se rritja e kërkesave për divorc mund të shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë në karantinë.

“Shkalla e divorcit është rritur në krahasim me më parë,” tha Z. Lu para shtypit lokal dje./Gazeta Sinjali/