image Rritet në 39 numri i viktimave në Shqipëri

Rajon

Bilanc tragjik/ Rritet në 39 numri i viktimave në Shqipëri

news image

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ka shkruar në 39 numri i viktimave, pas 3 trupave të nxjerrë nga rrënojat në Thumanë rreth orës 04:00 të mengjesit.

Aktualisht në Thumanë, operacioni i kërkim shpëtimit është ndërprerë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa gjenden në Shqipëri dhe do të vijojnë edhe sot aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.

Nisur nga kjo situatë katastrofike, prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për 30 ditë, ndërsa dita e djeshme ishte ditë zie kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovë./ Gazeta Sinjali/