image VV-së i shpërthen edhe në Mitrovicë, kandidati i saj me akuza se u eliminua për shkak të Armend Mujës

Politikë

VV-së i shpërthen edhe në Mitrovicë, kandidati i saj me akuza se u eliminua për shkak të Armend Mujës

news image

Zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje kanë sjellur tension tek anëtarët dhe simpatizantët e partisë. Doni Beshiri, pretendon se i është bërë e padrejtë në garën për kryetar të VV-së në Mitrovicë.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Beshiri ka shkruar se vendimet arbitrare nga Prishtina dhe sidomos nga një grup i ngushtë i njerëzve, kanë ndikuar që ky i fundit të mos certifikohet në garën për kryetar.

Ai ka shkruar se vendimi ka ardhur në formë verbale, e për më tepër nuk i janë dhënë arsyet e këtij vendimi, anipse pretendon se me mirësjellje i kishte kërkuar arsyet e mos certifikimit.

Sipas Beshirit, 65% e anëtarësisë janë në përkrahjen të kandidaturës së tij dhe se i preferuari i Prishtinës nuk votohet as nga familja e tij, e kjo është devalvim i vullnetin të anëtarësisë me prapavijë shkatërruese.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/