image Rrihen tifozët në ndeshjen Vëllaznimi - Onixi, intervenon Policia

Kosovë

Liga e Parë/ Rrihen tifozët në ndeshjen Vëllaznimi – Onixi, intervenon Policia

news image

Tifozët në fund të ndeshjes së Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Onixit janë përfshirë në një përleshje të madhe fizike.

Disa tifozë raportohet se kanë sulmuar një grup tifozësh tjerë. Policia ka intervenuar duke arrestuar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, e cila ka thënë se personat e arrestuar janë liruar më pas.

“Pershendetje i nderuar. Më datë 01.12.2019 në ora 15:00 gjatë ndeshjes në mes te dy ekipeve te lartcekura ka ndodhur perleshje ne mes të tifozëve. Zyrtarët policor që kanë qenë në sigurim të ndeshjes kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar rasti i klasifikuar si “Sulm” ndërsa personat e arrestuar janë liruar pas perfundimit të procedurave policore”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Onixit, e cila u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rron Rugova në pjesën e parë. /Gazeta Sinjali/