image Rrihen për pronë, babai i raporton në Polici djemtë e tij

Kosovë

Prishtinë/ Rrihen për pronë, babai i raporton në Polici djemtë e tij

news image

Një burrë në Prishtinë i ka raportuar në Polici dy djemtë e tij, të cilët ishin rrahur për shkak të një prone.

Mosmarrëveshja mes dy vëllezërve për shkak të një kontesti pronësor ka eskaluar në dhunë fizike, si pasojë e së cilës ata kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit janë intervistuar. Me vendim të prokuorit, ata pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/