Në vatrat e dijes nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës nuk mungojnë veprimet e dhunshme. Ka shumë e shumë raste kur publikohen pamje nga shkollat e vendit, ku shihen se nxënësit përfshihen në përleshje fizike mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Në një rrahje janë përfshirë edhe disa vajza të mitura të cilat janë nxënëse në një shkollë fillore në Kaçanik.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si nxënëset ushtrojnë dhunë ndaj njëra-tjetrës, ndërsa shokët e shoqet e tyre i filmojnë ato duke qeshur.
Nuk dihet nëse stafi i shkollës është në dijeni për rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.