image Rrihen mes vete tre persona në Malishevë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Siguri

Rrihen mes vete tre persona në Malishevë, dy prej tyre përfundojnë në spital

news image

Mosmarrëveshjen që kishin mes vete, tre persona në Malishevë tentuan “ta zgjidhin” duke u përleshur fizikisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrahje mes tyre, sipas raportit 24-orësh të policisë, ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Gjatë kësaj përleshjeje, dy prej personave të përfshirë në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/