Policia e Kosovës mbrëmë e ka arrestuar një sirian dhe një palestinez në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë.
Ata ishin rrahur mes vete, ndërsa gjatë kontrollit, atyre është gjetur një thikë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rr. Ilir Konushefci, Prishtinë 10.05.2020 – 21:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas Sirian dhe tjetri shtetas i Palestinës, pasi që të njëjti ishin përleshur në mes vete. Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar. /Gazeta Sinjali/