image Rrihen mes vete katër persona në Drenas, dy përfundojnë në QKUK me lëndime të rënda

Siguri

Rrihen mes vete katër persona në Drenas, dy përfundojnë në QKUK me lëndime të rënda

news image

Katër persona janë përfshirë në një rrahje pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në fshatin Gradicë të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dy nga personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime të rënda trupore, andaj, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Sinjalit brenda prokurorisë bëjnë të ditur se në prangat e policisë kanë përfunduar dy të dyshuar, të cilët janë të moshës së mitur.

Prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje./Gazeta Sinjali/