Oxhaku i një ndërtese në qendër të Prishtinës është rrëzuar.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke interveruar, raporton Gazeta Sinjali.
Vendi i ngjarjes në sheshin “Nënë Tereza” është rrethuar me shiritë të sigurisë.
Rrëzimi i oxhakut vlerësohet të ketë ndodhur si pasojë e erërave të fuqishme dhe reshjeve të vazhduara të shiut dhe borës, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë vendin. /Gazeta Sinjali/