image Rrëzohet një punëtor i ndërtimit në Prizren

Siguri

Rrëzohet një punëtor i ndërtimit në Prizren

news image

Një punëtor i ndërtimit është lënduar dje pasi që është rrëzuar nga një shtëpi në të cilin ka qenë duke punuar, në rrugën “Jeta e Re” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, momentalisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Rr. Jeta e Re, Prizren 16.10.2020 – 08:47. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile”, thuhet në raportin e policisë.

Policia po ashtu njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, i cili është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/