Një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen është shpëtuar nga policia kufitare dhe vrojtuesi i plazhit në Spille të Kavajës.
I mituri kishte pirë shumë ujë dhe rrezikonte mbytjen, por tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë shqiptare, fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.
Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.
Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.
Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.