image Probleme me energji elektrike, disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

Kosovë

Probleme me energji elektrike, disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me energji elektrike disa pjesë të kryeqytetit mund të mbesin pa ujë.

Sipas KRU “Prishtina”, pasditen e së martës ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it ku impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Tashmë probleme me furnizimin me ujë ka pasur Podujeva me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës.

“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid02yndQ4vB4EmdaKWsmVuKaXtcR4sv6tBDKiizMEwGwCNvv4iJPaoQD8htM7mjdd48bl?cft[0]=AZUFxUKuEE0M7jGyxTUsP5i4ezuA876X37WvozgYwC5eqqH_ahyTGLrtPcm-HqNz8hGr8CmXPN__xprFoBX1yFMHPtdNByBmE9NQTAEnQauSxiJ5RsEo32O1p7u9VDJ2BJVNlgNckJUwqG9lsaNRTWXg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/