image Pse kafeja shërbehet me një gotë me ujë?

Botë

Pse kafeja shërbehet me një gotë me ujë?

news image

Në kafiteri dhe restorante në shumë vende evropiane, filxhani i kafesë i shërbehet klientit zakonisht edhe me një gotë me ujë të ftohtë.

Nevojitet kohë dhe para për të qenë gurman. Për këtë është zakon që gjatë pirjes së kafesë, çdo gllënjkë të shoqërohet me ujë të ftohtë, dhe kjo traditë thuhet se vjen nga vendet arabe.

Kjo traditë ishte e pasur edhe tek turqit në shekullin e XVI e më vonë edhe tek grekët. Megjithatë në Evropën Perëndimore ku klima është paksa më e freskët, shërbimi i kafesë me ujë filloi të praktikohet shumë më vonë, në fund të shekullit të XIX.

Konsiderohet se kjo modë për këtë mënyrë të shërbimit lindi në Austri. Zonjat që porosisnin kafe, u dukej jo elegante nëse në tavolinë nuk shërbehej edhe një gotë me ujë. Kështu kafiteritë filluan ta shërbejnë ujin së bashku me kafenë.

Gota me ujë gjatë pirjes së kafesë, fillimisht është përdorur për ta zëvendësuar lugën, që filloi të vendoset pranë filxhanit për ata që duan ta kenë kafenë më të ëmbël.

Kjo praktikë u bë shumë e rëndësishme në vitin 1873, pasi në po të njëjtin vit filloi punën ujësjellësi i parë i qytetit që furnizohej me ujë nga burimet e alpeve. 

/GazetaSinjali/