image Rrezikohet rikthimi i izolimit në rajonin gjerman, mbi 1500 të infektuar në thertore

Botë

Rrezikohet rikthimi i izolimit në rajonin gjerman, mbi 1500 të infektuar në thertore

news image

Më shumë se 1,550 punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit në qytetin e Guetersloh në rajonin e Vesfalisë në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përhapja me shpejtësi në fabrikën ku punojnë rreth 6 mijë persona ka rikthyer frikën dhe mundësinë e rikthimit të izolimit në këtë qytet gjerman.

Një qendër testimesh do të ngrihet ku do të testohen të gjithë banorët e Guetersloh. Autoritetet mjekësore kanë thënë se ekziston frika e rritjes së mëtejshme të rasteve.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit në rajonin e Vesfalisë”, tha Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane. /Gazeta Sinjali