image Rrezikohen disa shtëpi nga zjarri i madh në qytetin shqiptar

Rajon

Rrezikohen disa shtëpi nga zjarri i madh në qytetin shqiptar

news image

Sipërfaqe të tëra me shkurre janë djegur nga një zjarr i madh në Korçë. Zjarri, sipas të dhënave të para, ka rrezikuar disa shtëpi në një lagje periferike të qytetit.

Ka qenë në kohë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që bëri të mundur izolimin e flakëve me përhapje të gjerë dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Banorët thanë se flakët u shfaqën dhe përhapën me shpejtësi te vendi i quajtur “Antenat” në dalje të Korçës për në rrugën e Kolonjës.

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar krahas mjeteve zjarrfikëse edhe vetë banorët që janë vendosur në këtë lagje periferike të qytetit.

Nuk ka të dhëna për dëme të konsiderueshme si në sipërfaqen e gjelbër edhe më tej në shtëpitë e banorëve të zonës./Sinjali/