image Rrezikohen banorët në Prizren, digjen kabllot e rrymës (VIDEO)

Sinjalizime

Rrezikohen banorët në Prizren, digjen kabllot e rrymës (VIDEO)

news image

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë rrezikuar mbrëmë rreth orës 23:00 për shkak se janë djegur kabllot e energjisë elektrike.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendngjarje pas një kohe të gjatë pasi që i kanë telefonuar.

Po ashtu, në vend të ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës që të sigurojë vendin dhe të mos pësojë ndokush.

Në pamjet e siguruara, shihen kabllot e rrymës në tokë duke u djegur, e të cilat janë mjaft të rrezikshme.

/GazetaSinjali/