image Rreth dyqind plumba në drejtim të tij, vritet shefi i policisë meksikane

Botë

Rreth dyqind plumba në drejtim të tij, vritet shefi i policisë meksikane

news image

Shefi i policisë në shtetin veriperëndimor Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, është vrarë ndërsa po udhëtonte me veturë për në kryeqytetin e shtetit, Culiacán.

Të arrestuarit për vrasjen e tij dyshohet se kanë shtënë rreth dyqind plumba në veturën e Sotos.

Sipas mediave të huaja, Soto i kishte mbijetuar një atentati tri javë më parë, kur eskorta me të cilën po udhëtonte u sulmua pranë qytetit Mazatlán.

Shteti i Sinaloa është i njohur për dhunën e bandave me kartelin Sinaloa më vdekjeprurës dhe të dhunshëm.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se kush mund të ketë qenë pas sulmit në Mazatlán.

Sekretari i sigurimit të shtetit të Sinaloa, Cristóbal Castañeda, tha se Soto po kthehej nga një udhëtim për të parë familjen e tij, kur i zunë pritën.

Castañeda tha se Soto po udhëtonte me truprojat e tij, por kishte vendosur të mbante një “profil të ulët” dhe udhëtoi me një “makinë diskrete” kur u sulmua.

/Gazeta Sinjali/