Të paktën 70 njerëz janë vrarë dhe 15 të tjerë raportohen të zhdukur nga tajfuni Hagibis që e goditi Japoninë.
AFP raporton se më shumë se 200 mijë anëtarë të ekipeve të shpëtimit, po marrin pjesë në kërkimin e të mbijetuarve.
Tajfuni shkaktoi rrëshqitje të dheut, duke shkatërruar ose dëmtuar një numër të madh të shtëpive.
Shërbimi Meteorologjik i Japonisë ka thënë se tajfuni kishte shpejtësin♪7 e deri 200 kilometrave në orë.
Më 14 tetor, tajfuni u dobësua dhe u zhvendos në kategorinë e stuhisë tropikale.
Japonia goditet nga rreth 20 tajfunë në vit./Gazeta Sinjali/