image Rreth 6 mijë të huaj të punësuar çdo vit në Shqipëri

Shqipëri

Rreth 6 mijë të huaj të punësuar çdo vit në Shqipëri

news image

Në Shqipëri regjistrohen rreth 8 mijë kërkesa pune mesatarisht çdo vit nga shtetas të huaj.

Të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit tregojnë një rritje të interesit të të huajve për t’u punësuar në Shqipëri, krahasuar kjo me një vit më parë.

“Numri i shtetasve të huaj të punësuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Në krahasim me një vit më parë kemi për të njëjtën periudhë Janar-Gusht kemi një rritje me 20 % për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2021 kemi rreth 6 mijë të punësuar në Shqipëri, 5233 për 2022 Janar-Gusht”, thuhet në raport.

Sektori i ndërtimit është ai që ka kërkesat më të larta, por nuk mungojnë edhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

“Gjatë këtij viti keni pasur 8 mijë aplikime online, janë finalizuar vetëm 5 mijë. Sektori që ka kërkesën më të lartë është sektori i ndërtimit, ndiqet nga sektori i industrisë përpunuese, akomodimi dhe shërbimi ushqimor hoteleri turizmit”.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasit turq përbëjnë dhe numrin më të lartë të aplikuesve për punë në Shqipëri.

“Numrin më të lartë e kanë shtetasit turq, shtetasit nga Banglandeshi, ndërsa tek Evropa numrin më të madh ndër vite e kanë pasur italianët”.

Referuar të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2021, në Shqipëri rezultuan 15 mijë të huaj me leje qëndrimi, duke pësuar rritje me 9,6 %, krahasuar me 2020./TVKlan/

/GazetaSinjali/