image Rreth 300 ushtarë ukrainas kthehen në vendin e tyre, 40 nga Kosova

Botë

Rreth 300 ushtarë ukrainas kthehen në vendin e tyre, 40 nga Kosova

news image

Këshilltari presidencial ukrainas thotë se rreth 300 paqeruajtës do të kthehen në Ukrainë.

Rreth 300 personel nga forcat paqeruajtëse do të kthehen në Ukrainë, tha për CNN të martën Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba do të takohet të enjten me homologun e tij rus Sergej Lavrov për bisedime.

Pavarësisht bisedimeve, ne duhet të shpresojmë vetëm në ushtrinë tonë“, tha Arestovych kur u pyet nëse ka ndonjë shpresë për bisedime për t’i dhënë fund luftës.

Nga Kosova, 40 ushtarë ukrainas u nisën drejt vendit të tyre. Ata shërbyen në kuadër të NATO-s, në misionin e KFOR-it në Kosovë.

/GazetaSinjali/