Ekspertët mjekësor në Kinë kanë zbuluar që rreth 14 për qind të shëruarve nga virusi Covid-19, janë testuar sërish pozitiv.
Hulumtimet e mjekëve tregojnë që kjo përqindje e të shëruarve nga koronavirusi, ku spitalet edhe i kanë liruar për t’u kthyer në normalitet, janë infektuar sërish, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur pasi që po dyshohet se Kina është duke u ballafaquar me një shpërthim të dytë të virusit pas importeve të shumta dhe transportuesve të heshtur.
Mjekët në një spital në Wuhan zbuluan se 5 nga 147 të shëruar nga koronavirusi janë testuar sërish pozitiv. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i spitalit Wang Wei.
Ndërkaq, sipas mjekëve të Wuhanit, pacientët e shëruar nuk shfaqën simptoma pasi testit të dytë pozitiv por studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë fakt se ata janë bërë sërish infektues për herë të dytë pasi që familjarët e tyre kanë rezultuar të gjtihë negativ.
Gjithashtu mjekët thonë që edhe personat e tjerë që kanë pasur kontakt me të infektuarin për herë të dytë, kanë rezultuar negativ.
Ekspertët mjekësor kanë ngritur pyetje nëse testet e acidit nukleik që po i bëjnë pacientët e infektuar për herë të dytë është i besueshëm.
“Ka mundësi që testet e dyta të bëra të pacientëve ku kanë rezultuar negativ e janë shpallur si të shëruar, të mos kenë qenë të sakta, kështu që ne kemi marr të dhëna të rreme”, është shprehur drejtori i spitalit Wang.
Ai ka theksuar se janë duke punuar që të bëjnë kërkime më të thella për t’i bërë testet.
Raporte të tjera tregojnë se numri i të infektuarve me koronavirus të cilët kanë shfaqur simptoma me vonesë është shumë i madh, është sa një e treta e të infektuarve që shfaqin simptoma të menjëhershme.
Një medium kinez shkruan se më shumë se 43 mijë njerëz ishin testuar pozitiv me koronavirus në Kinë pa shfaqur simptoma dhe ishin karantinuar, por këta të infektuar nuk futeshin në të dhënat zyrtare, ku pa këta 43 mijë të infektuar numri zyrtar paraqitej 80 mijë të infektuar.
Kujtojmë që në nivel global numri i të infektuarve ka shkuar mbi 430 mijë raste, ndërkaq 20 mijë persona kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19./ Gazeta Sinjali/