image Rreth 1 mijë kosovarë arrijnë ta mashtrojnë shtetin e Austrisë, por zbulohen

Diasporë

Rreth 1 mijë kosovarë arrijnë ta mashtrojnë shtetin e Austrisë, por zbulohen

news image

Pas një hetimi të gjatë, është zbuluar një mega-mashtrim që rreth 1 mijë kosovarë ia kanë bërë shtetit të Austrisë. Autoritetet austriake kanë zbuluar sesi një kompani udhëtimi përmes dy autobusëve kishte realizuar rreth 1 mijë e 737 udhëtime në relacionin Kosovë – Austri përgjatë viteve 2014 – 2015.

Ky mashtrim ishte realizuar në bashkëpunim me rreth 1 mijë kosovarë që tashmë akuzohen se e kanë mashtruar shtetin duke përfituar para në mënyrë të jashtëligjshme.

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë ka deklaruar se ka qenë shumë e vështirë të zbulohet një mashtrim i tillë afatgjatë, pasi që disa persona kanë qenë të regjistruar në adresë të njëjtë banimi.

Në momentin kur janë realizuar kontrolle nga Zyrat e Punësimit në Austri, personat në fjalë janë lajmëruar nga dikush dhe kanë udhëtuar menjëherë nga Kosova për në Austri.

Kosovarët kishin bërë edhe regjistrime të falsifikuara të sigurimit shëndetësor në Austri dhe se kontrollet shëndetësore ua ka mbuluar shteti austriak. Në mesin e personave të dyshuar janë edhe drejtuesit e autobusit që është zbuluar se gjithashtu ishin regjistruar si të papunë edhe pse kishin marrë pagat për udhëtimet që kishin realizuar.

Gjithashtu, nën hetim janë duke edhe familjarët e drejtuesve të autobusëve të cilën kanë abuzuar me përfitimet sociale, ndërsa me rastin është duke u marrë prokurori publik i Styrias në Graz të Austrisë.

Lidhur me rastin ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer.

“Vlen të hedhim një vështrim. Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë social në një afat të gjatë, ai gjithashtu duhet të mbrohet më mirë nga mashtrimi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer me rastin e zbulimit të një mashtrimi të madh të shërbimit shoqëror nga qytetarët kosovarë në Styria.

“Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë shoqëror në periudhë afatgjate, duhet që ta mbrojmë shumë më mirë nga mashtrimet”, ka thënë ai.

Nehammer është shprehur i lumtur për zbulimin e rastit pasi tashmë thotë se po kursehen paratë e taksapaguesve të Austrisë dhe se janë parandaluar pagesat të mëtejshme.

“Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin të përfshirë në hetimin e këtyre krimeve.”, ka thënë ai.

Ministri austriak gjithashtu ka thënë se “përfitimet sociale përdoren ata të cilët kanë nevojë për përkrahjen e shtetit”.

“Sidoqoftë, ka njerëz që duan të marrin përfitime pa të drejtë dhe të dobësojnë sistemin shoqëror dhe ekonominë – ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat dhe të zbatojmë sanksione.”, ka përfunduar Karl Nehamme. /Gazeta Sinjali