Gjatë ditës së sotme është rrënuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se ky mbindërtim është evidentuar javë më parë dhe kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore dhe ta rrënoj pjesën e shtuar.
Pavarësisht urdhëresës nga Inspektoriati, pala ka vazhduar punimet në mbindërtim duke mos e përfillur vendimin e tyre./GazetaSinjali/