Një vajzë në Prishtinë dyshohet se është rrëmbyer të dielën nga ish-i dashuri i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ka raportuar në polici se kishte qenë në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, kur aty kishte shkuar ish-i dashuri i saj.
Sipas njoftimit të policisë, ajo ka deklaruar se i dyshuari e ka marrë me dhunë dhe e ka keqtrajtuar fizikisht e psiqikisht.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga ish-i dashuri, ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin për këtë rast, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/