image Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kujtimet e fëmijërisë janë mes atyre varreve

Sociale

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Kujtimet e fëmijërisë janë mes atyre varreve

news image

I mbijetuari i vetëm i masakrës së Reçakut, Nazif Shabani ka rrëfyer për kujtimet e kësaj masakre.

Nazif Shabani asokohe ishte vetëm dy vjeç, kur iu vra xhaxhai dhe 11 anëtarë të familjes.

Në janarin e vitit 1999 babai im ishte 33 vjeçar kur në fshatin tonë forcat ushtarake policore serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra dhe fëmijë. Në këtë masakër mua mu vra edhe axhë Bajrushi dhe 11 të afërm të familjes”, deklaroi ai.

Unë isha dy vjeçar. Kujtimet e mija të fëmijërisë dhe gjithë jetës sime prej kur mbajë mend janë mes atyre varreve të fshatit tonë. Janë kujtime të ftohta si ato gur mbi ato varre, e janë të rënda si po ato gur varri”, ka thënë ai.

Zhurmën e  granatave mund të mos e mbajë mend, por nuk e mbajë mend se kemi pasur qetësi shpirti në këto 23 vite. Është rritur edhe motra ime Adelina që ishte 7 vjeçare e që kishte vrapuar pas babit kur e morën policia dhe filluan ta rrahin para syve të saj. Nuk është rritur Halimi. Ai u vra në moshën 14 vjeçare”, deklaroi ai. 

/GazetaSinjali/