Që nga fillimi i luftës në Siri, qindra shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmije kishin shkuar atje duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik. Pas rënies së këtij grupi, në pranverën e këtij viti autoritete kthyen në Kosovë 110 veta, në mesin e të cilëve 32 gra.
Leonora, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, vite më parë thotë se ishte pajtuar me të shoqin që ta linin Kosovën për të jetuar në një shtet tjetër. Por, deri në çastet e fundit, ajo thotë se nuk e kishte ditur se burri i saj po e dërgonte në Siri.
Me të arritur atje, Leonora mbetet bashkë me gra të tjera të shqiptarëve që kishin shkuar nga Kosova për të ju bashkuar luftës në Siri. Përgjatë asaj periudhë thotë se e takonte të shoqin vetëm gjatë vizitave të tij. Pas dy vjetësh i shoqi ishte vrarë në luftë.