image Rrëfehet motra e Hamides: Me qykë të alltisë i kanë ra, krejt trupin mavi e ka pasë

Sociale

Rrëfehet motra e Hamides: Me qykë të alltisë i kanë ra, krejt trupin mavi e ka pasë

news image

Motra e Hamide Magashit ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar viktima gjatë kohës sa ishte e martuar me tashmë ish-bashkëshortin e saj, Sokol Halili. Ajo ka rrëfyer edhe raportet ndër-familjare, duke treguar edhe gjëra tjera shqetësuese.

Burbuqe Brahimi ka deklaruar se motra e ndjerë ka përjetuar vazhdimisht dhunë të tmerrshme nga ish-bashkëshorti.

“Si thanë 35 vjeçare u vra, dhe në muajin e fundit të shtatzënisë, e kom ditë që është motra jem dhe kom piskat e kom thanë se është motra e jem. Kom thanë se e paska vra ish-bashkëshorti i saj”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo ka treguar se martesa e motrës së saj ka zgjatur vetëm 3 muaj.

“U kanë e martume 3 muaj, pas 3 muajve ka pasë dhunë familjare dhe jemi detyruar me ndal, me djalin e mixhës së babës, që është polic”, ka treguar ajo.

Duke treguar për dhunën ndaj motrës se saj, ajo ka thënë se vazhdimisht ajo e ka pasur trupin e mavijosur nga ushtrimi i dhunës.

“E kanë rreh e kanë maltretu, e kanë shti mrena. Me çykë të alltisë i kanë mëshu në krye, krejt trupin e ka pasë blozhd, krejt e mavit u kanë. Nuk e kanë lanë më ardhë kurrë në Llugaxhi, të shpija e babës, me u bashku me motra”, është shprehur ajo, duke treguar se kur i kanë vërejtur mospajtimet mes çiftit.

“Problemet e para i kemi vërejtur, kur e thirrshim na motra për e ardhë me njetë, ajo na e çelke telefonin dhe thojke motër nihemi nesër. Ja bajshim, motër çka ki, thojke hajt se të kallxoj nesër dhe nuk na kallxojke. Pas një kohe, me motra jemi shku me e marrë, i kemi thanë hajde se jemi bashku krejt motrat, nuk na e kanë lëshu. Jemi detyru me ardhë të shpija. Mas dy jave, i kemi thanë motër hajde rrina, ajo ka thanë jo nuk mujë. Edhe kur ka ardhë ka ardhë me përcjellje, me vjehrrën e vet. Kurrë nuk e kanë lanë me ardhë vetë”, ka deklaruar ajo.

Me tej, ajo ka treguar se edhe pas ndarjes ish-bashkëshorti i saj ka ardhur të shtëpia e tyre.

“Ai ka ardhë u sill nepër sokak, a mrena nuk ka guxu me hy. U kanë rasti në polici, në entin social, në gjyaktë. I ka thanë se kur te lind fëmijën ta dorëzoj. Të shtunën e kemi qu në spital në gjinekologji, sepse doktori i ka thanë rastin e ke urgjent. Kur e kemi qu ata kanë thanë se për sot e ka lindjen me operacion”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Sipas motrës, Hamide Magashi është vrarë me armë me shurdhues.

“Ka dal në ora 6 me ble diçka, me një shoqe aty, kur ka dal ai tinza e ka vra, me armë pa kërsima hiq. Një herë i ka mëshu e ka rrëzu”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/