image Rrahu prindin, e bëri për spital/ Arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik

Siguri

Rrahu prindin, e bëri për spital/ Arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik

news image

Një person me inicialet Sh.D., 33-vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërit të tij, informon Gazeta Sinjali.

I dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore prindërit me ç’rast nga plagët e marra ai ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në një shtëpi banimi në Kaçanik.

I dyshuari pasi intervistimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/