image Rrahu gruan i dehur, dërgohet në mbajtje një person në Graqanicë

Siguri

Rrahu gruan i dehur, dërgohet në mbajtje një person në Graqanicë

news image

Një person në Graqanicë është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të enjtën, rreth orës 21:30.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/