image Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet një person në Viti

Siguri

Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet një person në Viti

news image

Është arrestuar një person në Viti pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se si pasojë e lëndimeve nga sulmi, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

I dyshuari për “Dhunë në familje”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në Viti. /GazetaSinjali/