Kosova pësoi një humbje zhgënjyese ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.
Dardanët pësuan humbje me rezultat minimal 1-0, teksa ndeshjen e përfunduan pa dy lojtarë në fushë pasi Aliti dhe Muric u ndëshkuan me të kuq.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani.
“Goli i tyre ishte gjuajtja e parë në portë mirëpo kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e lojës. Kemi mundur të dalim me ndonjë kundërsulm por na munguan pasimet me dalë përpara. Kartoni kuq nuk ndryshoi ndeshjen.“
I pyetur për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore, ai u përgjigj:
“Do të provojmë të shkojmë në dy ndeshjet e tjera dhe t’i fitojmë”, deklaroi Rrahmani.