Amir Rrahmani po shkëlqen ndeshjet e fundit në Serinë A me Napolin, ku madje dhe shënoi në fitoren 4-1 ndaj Saleritanës.
Në një intervistë për mediat vendase, e cili pritet të dalë e plotë së shpejti, 27 vjeçari foli për një moment ku fansat e kritikuan.
“Kritikat për gabimin e vitit të kaluar në Udine? Mendoj se ato reagime për mua erdhën si pasojë se jam kosovar. Shteti im nuk është i famshëm dhe ata më harrojnë mua”.
“Nuk dua të flas për të sepse jam bërë supersticioz” ka thënë kapiteni i Kosovës.
Këtë sezon futbollisti nga Prishtina po shkëlqen me fanellën e Napolit, ku është titullar i padiskutueshëm, si dhe një prej më meritorëve pse skuadra vazhdon të jetë në garë për titull.