Përfaqësuesja e Kosovës sot ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kosova mposhti Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat përfundimtar 2:1.
Pas kësaj ndeshje ka folur edhe kapiteni i sotëm i skuadrës, Amir Rrahmani, i cili ka thënë se përfaqësuesja ka treguar që është e gatshme të përballet me të gjithë.
“Çekia ka qenë konkurrente me Anglinë. Ne treguam se jemi gati të luftojmë me të gjithë”, u shpreh Rrahmani.
Më tutje, ai tha se do të luftojnë për rezultat pozitiv me Anglinë.
“Në Angli do të luftojmë për rezultat pozitiv. Do të japim maksimumin të gjithë”./Sinjali/