image Rrahje në Prishtinë, një person dërgohet në spital

Siguri

Rrahje në Prishtinë, një person dërgohet në spital

news image

Policia njofton për një rrahje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, më pas ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë 11.09.2020 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/