Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se një person është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, por motivi i kësaj përleshje është ende në ‘mjegull’.
Rasti është lajmëruar në Polici dhe në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilat po bëjnë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rrahja.
Ende nuk dihet se a ka ndonjë të arrestuar apo si është gjendja shëndetësore e viktimës, mirëpo Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj.