image Rrahje në një klub nate në Prizren, një femër bëhet kryepersonazh

Kosovë

Policia/ Rrahje në një klub nate në Prizren, një femër bëhet kryepersonazh

news image

Ndeja e parmbrëmshme në një klub nate në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren ka qenë fatkeqe për dy djem.

Policia njofton se ata janë rrahur fizikisht nga një femër dhe një burrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sulmuesja është arrestuar nga Policia, ndërkaq viktimat kanë marrë tretman mjekësor.

Pas arrestimit, femra e cila u bë kryepersonazh i sherrit të orëve të hershme të mëngjesit, është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/