image Rrahje në një kafiteri në Ferizaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

Siguri

Rrahje në një kafiteri në Ferizaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

news image

Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një rrahje mes disa personave në një kafiteri në qytetin e Ferizajt.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Fadil Gashi, i cili tha se dy persona të cilët kanë qenë të përfshirë në rrahje janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti, për t’u transferuar më pas në stacionin policor.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur një rrahje në një kafiteri në Ferizaj. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona fillimisht janë dërguar në Ambulancë për marrjen e trajtimit mjekësor dhe tani janë në polici, duke u intervistuar. Policia është duke mbledhur deklarata të dëshmitarëve që janë në qendër, në vendin e ngjarjes për kompletimin e rastit”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/