image Rrahje në mes të disa personave në Ferizaj, gjakoset trotuari

Policia/ Rrahje në mes të disa personave në Ferizaj, gjakoset trotuari

news image

Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur pak para mesnatës në afërsi të një lokali pranë objektit të Komunës në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Nga përleshja fizike e cila dyshohet të ketë nisur brenda lokalit, vërehen njolla gjaku në trotuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht Policia, e më pas edhe emergjenca.

Shumë qytetatë janë parë duke dalë nga lokali me panik.

Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një informacion zyrtar nga Policia e Ferizajt për këtë çështje, por qasja telefonike nuk ka qenë e mundur. /Gazeta Sinjali/