image Rrahje në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka të lënduar

Kosovë

Siguri/ Rrahje në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka të lënduar

news image

Policia e Kosovës në Ferizaj ka konfirmuar se rreth orës 11:00 ka ndodhur një rrahje në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë rrahje janë përfshirë familjarët e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Besart Hasanit dhe ata të palës së dëmtuar dhe ka ndodhur brenda sallës ku po mbahej seanca. Raportohet se si pasojë e kësaj përleshjeje ka pasur edhe të lënduar.

“Sot rreth orës 11:00  në Gjykatë ka ardhur deri te konflikti mes dy palëve. Me këtë rast ka intervenuar policia dhe janë arrestuar disa persona. Ata janë duke u intervistuar në stacionin policor. Ndërsa në vëndin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca e ndihmës së parë.” , ka thënë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Deri te rrahja ka ardhur kur kryetari i trupit Gjykues Mustafë Tahiri vendosi që ta mbyllë seancën për publikun me arsyetimin që të shikohen disa video-inçizime që konsiderohen materiale sensitive. Pas këtij incidenti  është ndërprerë seanca gjyqësore.

Albert Ramadani akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt se në shkurt të vitit 2018 me dashje dhe në mënyrë mizore e ka vrarë të dëmtuarin tani të ndjerin Besart Hasani për një mosmarrëveshje rreth një veture BMË X5 në vlerë 60 mijë euro të cilën veturë e kishte marrë Driton Krasniqi nga familja Ramadani me premtimin se do ta paguajë dhe të cilën nuk e ka paguar, ndërsa i ndjeri Besart Hasani ka qenë ndërmjetësues. Në këtë rast Artan, Argjend dhe Fadil Ramadani akuzohen nga prokuroria për pjesëmarrje në rrahje, kurse Driton Krasniqi akuzohet për mashtrim./Gazeta Sinjali/