image Rrahje në Gjakovë, plagosen dy të rinj

Kosovë

Detaje/ Rrahje në Gjakovë, plagosen dy të rinj

news image

Dy persona janë ther me thikë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një përleshje që ka ndodhur mes një grupi të rinjsh pranë shkollës së mjekësisë në Gjakovë.

Rrahja ka ndodhur sot rreth orës 12:00, ndërsa personi që ka marrë lëndime të rënda nga therja me thikë është B.D (emër i njohur për redaksinë).

Sinjalizuesi që ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka mësuar se konflikti ku u përdorën thikat, dyshohet se ndodhi për shkak të një femre.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Po është e vërtetë që ka ndodhur, personat e dyshuar janë arrestuar nga policia. Situata është nën kontroll. Kemi arrestuar katër persona, ndërsa dy janë të lënduar, njëri është dërguar në QKUK,  njëri është jashtë rrezikut për jetën.”, tha Gjokaj për Gazetën Sinjali.

Mësohet se të dyshuarit dhe viktimat janë nën moshën 18 vjeçare.

Gjokaj tha se motivi i rrahjes  ka qenë i çastit dhe se të rinjte më herët nuk kanë pasur mosmarrëveshje.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.

/Gazeta Sinjali/