image Rrahje masive mes nxënësve në Prishtinë

Siguri

Rrahje masive mes nxënësve në Prishtinë

news image

Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahja nisi nga dy nxënës e që më pas u përfshinë edhe nxënës të tjerë.

Incidenti mes nxënësve ndodhi para xhamisë “Kadirie” në lagjen e “Muhaxherëve”.

Gjithashtu, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk pasur informacione lidhur me këtë ngjarje.

Në videot e dërguara në KP ku shihet rrahje mes nxënësve, shihet edhe ndërhyrja e një kalimtari i cili mundohet që të qetësojë situatën dhe t’i shpërndajë nxënësit aty.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/Gazeta Sinjali/