Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Në raportin 24-orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që dyshohet të ketë sulmuar personin tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.