image Rrihen me shufra metali 6 persona në Fushë Kosovë

Siguri

Rrihen me shufra metali 6 persona në Fushë Kosovë

news image

Një përleshje fizike mes gjashtë personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në parkingun e një autolarjeje në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur edhe shufra metali.

Si pasojë e kësaj rrahje, policia bën të ditur se tre nga të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Dy prej tyre janë liruar, kurse njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar ende në QKUK./Gazeta Sinjali/