image Rrahje me shishe në një lokal në Pejë, kërcënohet 15-vjeçari: Ka me të pre në fyt, nënën ka me ta q*
[wp-story id="814678"]

Siguri

Rrahje me shishe në një lokal në Pejë, kërcënohet 15-vjeçari: Ka me të pre në fyt, nënën ka me ta q*

news image

Policia rajonale e Pejës ka arrestuar mbrëmë një person, i cili dyshohet se ka sulmuar me shishe një 15-vjeçar në një lokal në fshatin Gorazhdevc, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkohë Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me këtë rast.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka qenë i ulur në kafeteri, kur i dyshuari i ka shkuar te tavolina dhe ka filluar ta ofendojë në lidhje me motrën e tij. Për t’iu shmangur përleshjes, 15-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por në atë moment situata ka eskaluar.

I dyshuari e ka sulmuar të njëjtin me një shishe të mbushur me ujë, duke e goditur në sy, me ç’rast ka shkaktuar lëndime.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën me fjalët se “ka me të pre në fyt, nënën ka me ta q*”.

Policia është njoftuar për rastin dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Ashtu siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

/GazetaSinjali/