Një rrahje masive ka ndodhur sonte te shkallët e Dragodanit në Prishtinë.
Disa persona janë përleshur mes vete me ç’rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Siç mëson Sinjali, pas marrjes së informatës, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë patrulluar por nuk kanë arritur t’i kapin të dyshuarit.
Policia më pas ka kërkuar personat e dyshuar në disa lokacione, mirëpo as në rrugët tjera s’janë hasur.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njësitet policore po vazhdojnë patrullimin për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në rast.