Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “The Code” në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda ambienteve të lokalit. Qytetarët raportuan se pati edhe të shtëna me armë, por policia e mohon.
Ndërhyrja e FNSH ka parandaluar përshkallëzimin e sherrit. Janë disa persona të arrestuar dhe të shoqëruar.
Kur kanë parë policinë dhjetra persona janë larguar me vrap. Dyshohet se mes tyre ka patur edhe te armatosur. Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë më shumë se 20 persona. Mbeten të paqarta motivet e sherrit.