image Rrahje brutale ndërmjet vëllezërve, humb jetën 29-vjeçari

Rajon

Shqipëri/ Rrahje brutale ndërmjet vëllezërve, humb jetën 29-vjeçari

news image

Një rrahje mes 4  personave ka bërë që 29-vjeçari Dukagjin Plaku ta humbë jetën në Dibër dhe një tjetër të plagoset. Ngjarja ka ndodhur ë fshatin Sllatinë, në orët e para të mëngjesit dhe i riu ka humbur jetën në spital.

Sherri ka nisur pasi disa persona kishin konsumuar alkool dhe më pas kanë filluar të rrihen me njëri-tjetrin.

Fillimisht Qazim Plaku, vëllai i viktimës e ka plagosur me thikë shokun e tij në tavolinë, Myrteza Hysën. Më pas, Myrteza Hysa bashkë me vëllain e tij Jurgen Hysën kanë qëlluar 29-vjeçarin Dukagjin Plaku, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thotë Policia.

Policia ka arrestuar dy vëllezërit Hysa që qëlluan 29-vjeçarin, si dhe vëllain e viktimës Qazim Plaku, që nisi sherrin.