Gazeta Sinjali ka raportuar më 31 korrik për një rrahje me shishe e karrige, që ka ndodhur në lokalin “Societe Lounge” në Prizren. Lidhur me këtë përleshje, dje gjatë ditës janë arrestuar dhe ndaluar disa të dyshuar.
Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë, se janë arrestuar 6 persona të dyshuar për rrahjen që ndodhi në këtë lokal të shtunën.
Këto burime bënë me dije se me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, 6 të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në ndalim, në orët e pasdites së djeshme.
Katër nga të dyshuarit, sipas këtyre burimeve, janë nga Prizreni, ndërsa dy të tjerë nga fshati Nashec.