image Rrahja masive në Prizren: Këta janë dy personat e arrestuar për sulmin brutal ndaj disa të rinjve

Siguri

Rrahja masive në Prizren: Këta janë dy personat e arrestuar për sulmin brutal ndaj disa të rinjve

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një përleshje masive që ndodhi në orët e vona të së enjtes, ku u përfshinë disa të rinj, katër prej të cilëve pësuan lëndime të rënda, teksa dy të tjerë janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me rastin.

Për motive ende të panjohura, përleshja mes tyre ka eskaluar dhe të njëjtit janë rrahur brutalisht.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se dy personat që janë arrestuar tashmë në lidhje me këtë rast janë Bardh Beqaj (18-vjeçar) dhe Shpejtim Tejeci (21-vjeçar), që tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Rrahja ka ndodhur në rrugën ‘Hamit Bojniku’ në Prizren, ku për pasojë njëri nga të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda që mori nga goditjet.

Ndërkohë, pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga zyrtarët policorë.

Teksa hetimet ndaj të dyshuarve kanë nisur për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 2 të dyshuarve kryesorë në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/